Shakohoxha rrëfen momentin e vështirë: 5 net pa gjumë e pa ngrënë

Gazetari dhe komentatori i njohur sportiv Dritan Shakohoxha ka rrëfyer disa detaje interesante nga jeta e tij.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Shakohoxha rrëfeu para fëmijëve dhe momentin e vështirë nga jeta e tij.

Në moshën 23-vjeçare ai është bërë baba për herë të parë, kur ka ardhur në jetë Frenkli.

Pyetjes se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij, Shakohoxha thotë se brezi i tij ka kaluar shumë momente të vështira, por atë që ai mban mend si më të vështirin ka të bëjë pikërisht me Frenklin.

Shakohoxha është shprehur:

Momenti ndoshta më i vështirë i jetës ka qenë kur Frenkli, djali im i madh, pati një akident dhe u vra në kokë. Na u krijua ideja se do të ndodhte ndonjë gjë shumë e keqe. Thonë shpesh se njeriu mund të qendrojë pa gjumë, ne kemi qëndruar 5 ditë pa gjumë dhe pa ngrënë, por Zoti është i madh. Gjithçka kaloi…”

Shiko tv shqip live