Selena Gomez pranon ndarjen nga The Weekend, flet për bashkimin me Justin

Selena Gomez dha detaje të reja lidhur me rikthimin me ish-të dashurin Justin Bieber. Në një intervistë për “Billboard”, këngëtarja dhe aktorja tha se ai ka ndikuar shumë në jetën e saj.

Për Gomez, nostalgjia ka luajtur rol kryesor në lidhjen e saj me Bieber: “I adhuroj njerëzit që kanë pasur vërtet ndikim në jetëntime”. Çifti ka kaluar shumë vite bashkë, edhe pse me periudha të shkëputura, por sipas Selenës, ai ka një vend të veçantë në zemrën e saj.

Selena e Justin u dashuruan kur ishin që të dy idhuj të adoleshentëve. Dy të rinj e të pafajshëm që u rritën bashkë. Ndërsa tani, kur të dy i kanë kaluar të njëzetat, janë dhe më të rritur e të pjekur, i janë rikthyer lidhjes duke e parë me një tjetër sy.

Sipas “HollywoodLife.com”, Justin po mundohet të jetë një partner më i mirë për Selenën. Majde, ndarja nga ajo për disa është e papërballueshme për të.

Një burim tha për medien, se Justin respektoi vendimin e Selenës për të kaluar Falënderimet vetëm me familjen e saj dhe kjo ndarje bëri që të kuptonte se sa e fortë është dashuria e tyre. /Albeu.com/

Reply