Rrëfimi prekës i aktorit të njohur: Kam miliona në bankë, por jam i vetëm

Nganjëherë të kesh milionat në jetë nuk janë të mjaftueshme për të qenë i/e lumtur.

Aktori, producenti dhe narratori, Morgan Freeman ka bërë bujë me fjalimin e tij më të bukur të titulluar: Kam jetuar gabim.

Sipas Freeman, kur të bëhen bashkë, dashuria, vullneti, mirësia, falja dhe besimi në njerëzim do ta mundin të ligën në botë. Një herë e përgjithmonë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, njeriu  duhet të ketë një qëllim të madh për të arritur në jetë, larg atij për të qenë financiarisht i sukseshëm.

Fjalimi i Morgan Freeman: Kam jetuar gabim!

Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme

Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani.

Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.

Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë? E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë. E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd duke marrë në këmbim sukses financiar. E ligë është të blesh lumturi sërish dhe sërish dhe të mos ndalesh.

 

Reply