Rrëfehet “heroi” që i mbylli Presidentit Trump llogarinë në Twitter (FOTO)

Ai u përshëndet si një hero nga disa pas mbylljes së llogarisë në Twitterr të Donald Trumpit në ditën e tij të fundit në punë për gjigantin e medias sociale.

I riu gjerman 20-vjeçar, Bahtiyar Duysak, i cili ka punuar në selinë e Twitter në San Francisko, SHBA, për mediat venndase është shprehur se veprimi ishte i paqëllimitë.

Kujtojmë që llogaria e presidentit Trump u mbyll për rreth 11 minuta.

Duysak ka punuar në mbështetjen e konsumatorëve me divizionin “Trust&Safety”, ekipi që shqyrton alarme për sjellje të këqija në platformë.

Duysak ka thënë se ishte gjatë ditës së tij të fundit duke punuar për Twitter kur një paralajmërim erdhi në lidhje me llogarinë e Trump.

Si veprim të fundit, ai filloi procesin e bllokimit të llogarisë, mbylli kompjuterin dhe u largua nga ndërtesa.

Ai nuk priste që procesi të përfundonte, tha ai, por ndodhi. /albeu.com/

Reply