Rekord i paarritshëm në futbollin kosovar, përfundon ndeshja 38-0 dhe futbollistet dhurojnë spektakël pas fitores madhështore (FOTO/VIDEO)
Fun
November 12, 2017
Ka përfunduar java e 12-të në elitën e futbollit kosovar për femra.
Në këtë javë është arritur edhe rezultati më i thellë ndonjëherë në futbollin kosovar dhe jo vetëm.
Klubi i futbollit të femrave, Hajvalia ka demoluar rivalet e Vizionit që vijnë nga Ferizaj duke i mposhtur me rezultat të thellë 38-0.
Kjo fitore për vashat e Hajvalisë ishte edhe më e ëmbël pasi e thyen rekordin e rivalëve të tyre nga Mitrovica.
Ditë më parë KFF Mitrovica e kishte mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat të thellë 26-0 duke vendosur rekord në futbollin kosovar, por tanimë ky rekord nuk ka vlerë i tyre.
Përveç rekordit si fitorja më e thellë në kampionat, në këtë takim u vendos një tjetër rekor.