Rabini hebre: Jerusalemi nuk do të jetë kryeqyteti i shtetit sionist, edhe nëse Trump thotë se është

Kreu i fraksionit ortodoks hebraik Satmar Hasidic, rabini Aaron Teitelbaum, në një aktivitet që u mbajt në mbrëmjen e së shtunës në Qendrën Expo të Nju Jorkut në Bronx, dënoi vendimin e Shtëpisë së Bardhë të bërë publike disa ditë më parë nga Presidenti Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

“Ne deklarojmë në emër të Judaizmit Haredi: Jeruzalemi, qyteti i shenjtë, nuk do të jetë kryeqyteti i shtetit sionist, edhe nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë se është”, tha Teitelbaum, njoftoi Israel National News.

“Ashtu si nuk e pranuan hebrenjtë Haredi deklaratën e Presidentit Truman në vitin 1948 që njeh Izraelin si shtet hebre, as ne nuk e njohim atë sot”.

Satmar është anti-sionist dhe nuk e njeh formimin e shtetit të Izraelit, shkruan The Jerusalem Post.

Teitelbaum po fliste para mijëra pasuesve në ngjarjen vjetore që shënonte Chuf Alef Kislev, i cili përkujton ditën kur rabini Yoel Teitelbaum, themeluesi i lëvizjes Satmar në Amerikë, u arratis nga nazistët gjatë Holokaustit në vitin 1944.

“Jeruzalemi është një qytet i shenjtë, një qytet devotshmërie. Sionizmi është e kundërta e frikës nga Perëndia dhe Torah, dhe nuk ka të bëjë fare me qytetin e Jeruzalemit”, tha gjithashtu Teitelbaum. /tesheshi

Reply