Qeni që stërvitet bashkë me policët – veprimet e tij janë vërtet unike (VIDEO)

Në një video të publikuar në internet shihet një qen i cili bashkë me dy policë praktikon stërvitjet e mëngjesit.

Sipas përshkrimit të videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Nitron, i cili ka dy vjet dhe është duke punuar si qen policie në Alabama.

Siç thuhet më tej, për të asgjë nuk është e vështirë, kjo pasi që ai gjithmonë tenton të mbajë kondicionin.

Kjo është arsyeja edhe pse ai praktikon stërvitjet e përditshme me kolegët e tij.

Çfarë mund të thuhet në fund është se veprimet e tij janë vërtet unike. /Telegrafi/