Pula futet në studio dhe shkakton rrëmujë, momente humori (VIDEO)

Kate Garraway dhe një pulë kanë shkaktuar kaos gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Good Morning Britain.

Pula iu hodh në fytyrë dhe kërcënoi se do të bënte një vezë në veshjen e saj festive gjatë shfaqjes së drejtpërdrejtë.

“Miku i oborrit të fermës” ndërpreu disa herë diskutimin rreth HenPower, një projekt i bashkësisë që ndihmon në luftën kundër vetmisë midis pensionistëve, duke i lejuar ata të takohen dhe të kujdesen për kafshët.

Prezantuesja 50-vjeçare dukej sikur kishte një krijesë të bezdisshme në prehrin e saj. Megjithatë pula e zezë dukej e prirur për të bërë një fluturim në studio. E ndërsa diskutimi vazhdonte, pula hapi krahët në fytyrën e Kate.

Reply