Publikohet letra e lamtumirës së gjeneralit kroat, ja ç’shkruante para se të vdiste

Slobodan Praljak, i cili u vetëvra nga helmimi pas vendimit të gjykatës së Hagës, ka lënë një letër lamtumire. Një letër lamtumire u gjet në shtëpinë e familjes së Praljakut në Zagreb, në të cilën ai kishte shprehur dëshirën e tij të fundit. Letra u vulos me një shënim për të hapur në rast të vdekjes së tij dhe u shkrua dy vjet më parë. “Unë nuk dua që të kem një varr, dua të me digjni dhe hirin tim ta dërgoni në Mirogoj (Vend ku janë të varrosur dëshmoret e ushtrisë kroate)”, thuhet pjesërisht në letrën e zbuluar të cilën ai e shkroi vetë. Praljak, i cili ishte shefi i Shtabit të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO), u dënua me 20 vjet burg, pas të cilës ai u ngrit, tha se ai e hodhi poshtë vendimin e gjykatës së Hagës duke pirë më pas helm nga një gotë e vogël që mbante në gjepin e tij. “Slobodan Praljak nuk është një kriminel lufte, por më vjen keq që duhet të hedh poshtë vendimin tuaj”, ishin fjalët e fundit të gjeneral Praljak.

Reply