Pse Trumpi e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit?

Lucia Annunziata

Presidenti amerikan Donald Trump, na ka mësuar me shumë vendime të paparashikuara dhe të habitshme në politikën e jashtme. Që nga prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin, afrimi me Rusinë, braktisja e protokollit të klimës dhe përshpejtimi i konfliktit me Korenë e Veriut, udhëheqësi i SHBA ka ripërcaktuar kufijtë e pjesës së dytë të shekullit të njëzetë.

Njëri skenar parasheh mundësinë e njohjes së një kryeqyteti të dyfishtë, pra me Jerusalemin e ndarë mes hebrenjve dhe palestinezëve. Ndërsa, skenari i dytë është ai i një kryeqyteti të vetëm, atij të Izraelit. Këtij skenari i tremben të gjithë, madje edhe aleatët perëndimorë të Trumpit që kundërshtuan ashpër vendimin. Me këtë skenar duhet të presim një periudhë të re dhe të zgjatur të përplasjeve dhe luftërave. Në fund të fundit, gjendja e alarmit është rritur tashmë në të gjithë botën.

Por, pse Trumpi do të prek një ekuilibër të tillë të rrezikshëm?

Ky është ndoshta aspekti më i pakuptueshëm i këtij vendimi.

Përgjigjet që ofrohen janë shumë, por asnjëra nuk është vërtet bindëse. Shpjegimi zyrtar është se presidenti kishte premtuar ta lëvizë Ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem gjatë fushatës zgjedhore. Një argument tjetër është ligj i vitit 1995, ku Kongresi ka votuar që Jerusalemi të njihet si kryeqyteti i Izraelit, por që prej asaj kohe çdo president ka ushtruar të drejtën të mos autorizojë aplikimin e tij. Trump vet e ka shmangur autorizimin dy herë.

Premtimi për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet konsiderohet si një pikë identiteti nga shumë lëvizje radikale të krishtera dhe nga mjediset më konservatore hebraike. Nuk duhet harruar se “dosja Izraeli” është në duart e dhëndrit Jared Kushner, burrit të Ivankës, i cili është një hebre ortodoks. Prandaj, ky skenar shihet si më i mundshmi.

Por, jo të gjitha këto shpjegojnë se pse Trumpi prek balancën e Lindjes së Mesme ku SHBA ka shumë për të humbur!

Reply