Projeksioni i CIA-s: Çfarë po ndodh me Shqipërinë? Ja kush është shteti i vetëm në Ballkan që do të shënojë…

Luksemburgu, Irlanda dhe Islanda kryesojnë listën e shteteve që deri në vitin 2050 do të shtojnë popullsinë e tyre. Sipas projeksioneve të CIA-s, Luksemburgu do të ketë 48.3 % më shumë banorë sesa ka aktualisht, ndërkohë që Finlanda, Danimarka dhe Shqipëria do të pësojnë një ulje të numrit të popullsisë

Vendi i vetëm në Ballkan që do të shënojë rritje të popullsisë në 30 vitet e ardhshme do të jetë Kosova.

Sipas projeksioneve, të CIA, e cila në fakt ka qenë një prej burimeve për këtë analizë, në Kosovë në vitin 2050 do të ketë 17 përqind më shumë njerëz se sa tani ose mbi 320 mijë njerëz më shumë.

Mediat serbe ndërkaq duke e dhënë parashikimin mbi Serbinë, raportojnë se atje do të ketë 32 përqind më pak njerëz se sa ka aktualisht.

Pra, sipas kësaj prognoze demografike, deri në 2050 atje i bie të zhduket një qytet i tërë i madhësisë së Beogradit – e në numra i bie që të ketë 2 milionë serbë më pak.