Prej 1 viti e zhdukur, gjendet 19 vjeçarja … Por policia habitet me dëshminë e saj.

Përpara rreth një viti e gjysmë, prindërit e deklaruan të zhdukur pa lënë gjurmë e ndërsa sot është bërë kthimi në shtëpi i 19 vjeçares nga fshati Selias në Elbasan.
Policia ka njoftuar se e reja me inicialet R. X., është gjetur në shtetin fqinj dhe është dorëzuar në shtëpi. E pyetur për largimin 19-vjeçarja ka deklaruar se iku me dëshirë dhe se nuk e ka detyruar askush. Nuk dihet ende nëse është larguar vetëm apo e shoqëruar, por materialet i kanë kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Njoftimi i Policisë
Më datë 21. 11. 2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësia R. X., vjeç 19, banues në fshatin Selvias, larguar nga banesa më datë 27. 04. 2016, e cila deklaron se është larguar për në Greqi me dëshirën e saj. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan

Reply