“Pranoje që ke dashnor”, burri xheloz i pret duart me sëpatë gruas

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një burrë ka marrë sëpatën dhe i ka prerë duart të shoqes.

Arsyeja për këtë krim monstruoz ka qenë xhelozia e sëmurë.

Dmitry Grachyov e akuzonte vazhdimisht nënën e dy fëmijëve të tij së ksithe një të dashur të fshehtë.

Por një ditë, 26 vjeçari e çoi gruan e tij Margarita, në një pyll, ku akuzoi se nuk i kishte qëndruar besnike ndaj martesës së tyre.

Ai kishte filluar ta torturonte duke i prerë gishtat një nga një duke i kërkuar të pranonte se kishte një të dashur, por ajo i mohoi akuzat e tij.

“RT” raporton se mjekët rusë kanë arritur të qepin njërën dorë, por nuk kanë mundur të shpëtojnë tjetrën.

Reply