Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e një person dhe plagosjen e një femre që në rrugën “Fehmi Agani”,në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës  02:20, kur një i dyshuari mashkull për motive të panjohura, nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave të cilët ishin duke ecur rrugës, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë, viktima mashkull ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka vdekur në emergjencë.

Ndërsa lëndime ka pësuar edhe viktima femër, e cila është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Reply