Pirlo e pranon: Ia vodha Beckhamit idetë për ekzekutimin e goditjeve të lira

Andrea Pirlo e ka pranuar se ia kishte vjedhur fshehtësitë David Beckhamit në menyrë që t’i përmirësonte shkathtësitë, që veçse i kishte të klasës botërore, për ekzekutimit e goditjeve të lira.

I cilesuar gjerësisht si njëri prej mesfushorëve më të mirë në planet në kulim e karrierës së tij, ish-ylli i Milanit dhe Juventusit ka fituar pothuajse gjithçka në futboll, përfshirë edhe Kupën e Botës më 2006, transmeton Express.

Vizioni dhe pasimet e kanë bërë të jetë më lartë së shumica e lojtarëve tjerë, por ai ka qenë po ashtu në mesin e ekzekutuesve më të mirë të goditjeve të lira.

I pyetur nga Le’Equipe se si i kishte mprehur ato shkathtësi, Pirlo ka thënë: “Kur isha fëmijë, bëja top sfungjeri dhe godisja në tentim për ta kaluar divanin në mënyrë që topi të përfundonte në qosh të dritares. Në Milan kishim David Beckhamin, Ronaldinhon dhe Seedorfin… shumë ekzekutues të goditjeve të dënimit. Flisnim mes vete dhe ia vidhnim idetë njëri-tjetrit”.

Ai ka treguar se e ka studiuar edhe Juninhon, por nuk e ka kuptuar kurrë se si i ka gjuajtur ai goditjet e dënimit.

“I shikoja goditjet e dënimit të Juninhos, por pa qenë në gjendje të kuptoja se si i godiste. Tentova e tentova, dhe përfundimisht dola me mënyrën time për t’i goditur ato. I kam tentuar të gjitha llojet e goditjeve të lira”, ka shtuar ai. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/pirlo-e-pranon-ia-vodha-beckhamit-idete-per-ekzekutimin-e-goditjeve-te-lira-467874/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright