Personi që shërbeu për tridhjet vjet në Shtëpine e Bardhë, rrëfen ditën kur u plagos presidenti John F. Kennedy

Të  jetosh në Shtëpinë e Bardhë është si të jetosh në një skenë ku tragjeditë dhe komeditë luhen me radhë. Dhe ne, shërbyesit e Shtëpisë së Bardhë, jemi në role dytësore. Kështu rrëfehet Preston Brusi shërbyesi për tridhjet vjetë me radhë në shërbimin e Shtepisë të Bardhë .

Duke pasur parasysh që familjet presidenciale amerikane I njofin shumë pak persona, Preston Brusi kishte një afërsi të madhe  me familjen Kennedy, poashtu ishte shpallur edhe qytetar nderi po nga kjo familje.

Preston Brusi ishte ulur me të shoqen në kuzhinën e shtëpise së tyre në Uashington dhe po dëgjonin radion ndërsa drekonin, I vetmi vakt që hanin bashkë çdo ditë, kur një folës ndërhyn për një njoftim urgjent: kishin qëlluar presidentin. Tashme ky fakt ishte i vërtetuar, por nuk dihej ende gjendja e tij. Brusi I cili zakonisht ishte gjakftohtë, po atë ditë , dredhonte nëpër qytet me 100 kilometra në orë , kur parpitur I paraqiten sirenat e policisë .
Një polic  e ndalon dhe e pyet.
Pse me kaq nxitimi?
Brusi I përgjigjet: Jam punonjës në Shtëpinë e Bardhë, zotri kanë plagosur presidentin!
Eja , – tha polici në panikë, më ndiq mua.
Brusi arriti në portën jugperëndimore të Shtëpisë së Bardhë me një eskortë policie.

Shumica e amerikanëve që kanë përjetuar këtë tragjedi të vitit 1963, e mbajnë mend saktësisht ku kanë qënë kur mesuan lajmin që presidentin u qëllua. Preston Brusi punonte si portier në Shtëpine e bardhë dhe ishte një antar i vlersuar i personelit. Vetëm një ditë me parë ai kishte shoqëruar zonjën e parë, presidentin , dhe djalin e tyre Xhon-Xhonin, deri te helikopteri I marinës në Lëndinën Jugore, që do ti conte ata tek avioni presidentcial ”Air Force One”  në bazën ajrore “Andrews”. ( Xhon-Xhoni I cili qau me ngashërim pasiqë mesoi se nuk do të udhëtonte sëbashku me prindërit e tij. Ishte hera e fundit që do ta shihte të atin.)
– Po të lë gjithçka ty në ngarkim, – I foli presidenti Kenedi me zë të lartë Brusit, nën zhurmën e motorit të helikopterit në Lëndinën Jugore. – Drejtoi gjërat si ta shohësh të arsyeshme .

Atë ditë 22 nëntor, teksa shpejtonte drejt Shtëpisë të Bardhë , Brusit ende nuk I besohej.
– Edhe sot e kesaj dite e ndjej tronditjen që më përshkroi të gjithin , – kujton ai më vonë.

Mendimi I vetëm që I rrotullisej në kokë Brusit ishte ta pret zonjën Kenedi.
Kur Xheki Kenedi më në fund u kthye në Shtëpine e Bardhë në orën katër të mëngjesit, me kostumin rozë, tashmë një ikonë, të njëllosur me gjak dhe duke u mbajtur për krahu te kunati I saj, Robert F.Kenedi, ishte bërë meit në fytyrë dhe e karakterizonte një qetësi e frikshme.
– Brus, na paske pritur, – tha ajo qetësisht , sikur të ishte duke e ngushëlluar atë.
– Po. Ju e dinit që do t’ju prisja, zonja Kenedi, – u pergjigj ai.
Pas një shërbimi të shkurtër në Dhomën Lindore, ai e shoqëroi zonjën e parë dhe Prokurorin e Përgjithshëm në rezidencën private në katin e dytë.

Por, besnikria e tij u shpërblye. Pak pas funeralit, zonja e parë I dha kollaren që I shoqi kishte mbajtur gjatë flturimit për në Dallas, kurse Robert Kenedi hoqi dorezat dhe ia dha mikut të tij të trishtuar
– Mbai keto doreza, – tha Brusit, – dhe mos aro që I vura në funeralin e tim vellai.

Portieri I Shtëpisë të Bardhë refuzoi të linte vendin e tij të punës e të kthehej në shtëpi tek e shoqja deri më datë 26 nëntor, katër dite pas vrasjes. Perkushtimi I Brusit ndaj punës së tij dhe familjes së parë të vendit, mund të duket i jashtëzakonshëm, por kjo pritet nga ata që punojnë në rezidencë.