Përdhunoi shqiptaren, ish lojtari i Realit dhe Milanit, Robinho dënohet me 9 vite burg

Ish-sulmuesi i Realit dhe Milanit, Robson de Souza Santos, shumë i njohur si Robinho, është dënuar me vendim gjykatës së Milanos, pas nëntë seancash, me plot 9 vite burg për dhunë seksuale në grup në dëm të një vajze shqiptare, që në kohën e ngjarjeve ishte 22 vjeçe, shkruan Botasot. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në ambientet e një diskoteke. Sipas hetimeve, braziliani, i cili në atë periudhë luante për klubin kuqezi, ndërsa tani me Atletico Mineiro, ishte pjesë e krimit të dhunshëm bashkë me pesë persona të tjerë.

Në lidhje me këtë çështje ka hetuar prokurorja milaneze, Stefano Ammendola, e cila kërkoi arrestimin e ish-futbollistit të Milan që 1 vit e gjysmë pas ngjarjes. E reja fatkeqe në këtë çështje, asaj kohe 22-vjeçare, ishte njohur me sulmuesin në një restorant të Milanos, pasi i kishte tërhequr vëmendjen brazilianit. Me të shoqëruar në shtëpi bashkëshorten e tij, Robinho u kthye me shokët e tij për një takim në një lokal milanez, me situatën që degjeneroi deri në përdhunim seksual në grup.

Robinho u shpall fajtor për veprën penale, duke u dënuar me 9 vit burg, me vendim të gjykatës së Milanos. Me të njëjtën akuzë, Robinho u arrestua në 2009 edhe në Manchester City, për të dalë në liri me kusht, përpara se gjithçka të mbyllej.