Për 28 Nëntor arrestohen funskionarët e VMRO-DPMNE-së

Ish drejtori i byrosë publike Mitko Çavkov, deputetët Zhaklina Stefanovska, Ljuben Arnaudov dhe Krsto Mukoski, ish drejtorin e FSSHM-së, Sashe Stefanovski e shumë të tjerë në mëngjesin e sotëm janë arrestuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit, të cilët akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit publik në RM.

Vlen të theksohet se, neni 313 i Kodi Penal në RM parasheh 10 vjet burgim minimal për terrorizëm, në rast konkret për Mitko Çavkov i cili është arrestuar për terrorizëm të vendit dhe prishjen e qetësis publike në vend.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Goran Angellov-Qoseto, ndërsa arsyet e arrestimit janë përfshirja e tyre në dhunën e 27 prillit në Kuvend.

Ish ministri për Punë të Brendshme dhe drejtor në Byronë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe shumë të tjerë sot në mëngjes janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Publike, ./InfoShqip.com

Reply