Paralajmërimi i fortë i Tahirit: Do të flas shumë shpejt!

Ditën e sotme gjykata e Krimeve të Rënda ka vendour për bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit, i cili prej më shumë se një muaji është nën hetim për akuza të rënda si trafik lëndësh narkotike si dhe korrupsion pasiv.

Në këtë mënyrë, Tahiri nuk mundet të largohet nga Shqipëria duke treguar se hetimet për çështjen e tij po bëhen serioze.

Pas vendimit të gjykatës, vendim i cili nuk e ka surprizuar ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri ka folur dhe ka bërë një paralajmërim të fortë.

Ai ka deklaruar se do të flasë shumë shpejt në lidhje më këtë çështje dhe akuzat që sa vijnë e shtohen në adresë të tij.

Dy ditë më parë u publikuan pjesë të reja nga përgjimet si dhe disa biseda private mes gruas së tij dhe biznesmenit Orest Sota të cilët implikonin edhe më shumë ish-ministrin në aktivitete kriminale. /albeu

Reply