Pak pas ndarjes, ish-gruaja e Blerim Xhemailit plas bombën: Do ti publikoj të gjitha të zezat (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, futbollisti i famshëm shqiptar Blerim Xhemaili shokoi publikun me lajmin se martesës së tij (në pamje të parë të lumtur) me modelen Erjona Sulejmani, i kishte ardhur fundi.

Në një deklaratë me anë të përfaqsuesëve të tij, Xhemaili bëri të ditur se ishte lodhur nga fakti që nëna e djalit të tij kishte përdorur pa kriter mbiemrin e tij në media e në biznes me qëllime përfitimi.

Por duket se vetë Erjona nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Në një lidhje direkte me emisionin “Non Solo Calcio” në Itali, Sulejmani u shpreh se i ka ardhur shumë keq për skualifikimin e Italisë nga Botërori 2018 dhe bëri një deklaratë bombastike.

“Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvëlues. Do të tregoj të gjitha sekretet dhe ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes së Serisë A”. Nuk dihet ende nëse pjesë e librit do të jetë edhe ish-bashkëshorti i saj, por nisur nga divorci tepër i hidhur, gjasat janë që edhe ai të jetë përfshirë.