Pajisje hidraulike që shtyp gjësendet me fuqi prej 100 tonë nuk arriti të shkatërroi njëmijë fletët A4 (VIDEO)

Një eksperiment i realizuar ka shokuar të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.

Në këtë eksperiment janë vënë mjete të ndryshme në pajisjen hidraulike, e cila i shtypte gjësendet me peshë goditëse prej 100 tonë, transmeton Telegrafi.

Dhe kur në xhirim të ngadalësuar shfaqeshin ato duke u shkatërruar, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me njëmijë fletë të bardha të formatit A4.

Edhe pse disa herë u tentua që të shtypen duke u futur mjete shtesë që ndihmojnë në shkatërrimin e fletëve, pothuajse gjysma e tyre mbetën të paprekura dhe pa asnjë dëmtim.

Dëshmi kjo se fletët kur bashkohen janë të pashkatërrueshme, dhe se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/

Reply