Pabarazia… në një fotografi (FOTO)

Në vitin 2004, fotografi Tuca Vieira e bëri një fotografi në Paraisopolis, afër lagjes së pasur Morumbi, që u bë simbol i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve të Sao Paulos në Brazil. Ai ka rrëfyer historinë e kësaj fotografie për Guardian.

Ai thotë që e bëri fotografinë për një gazetë të Sao Paulos, për një raport që kishte të bënte me 450 vjetorin e Sao Paulos. Ishte bërë nga një helikopter me sygjerimin e kolegut të tij, Marlene Bergamo. Por, ai thotë që nuk e kishte pasur idenë që fotoja në fjalë, do të bëhej aq e famshme.

Më tej, Vieira ka shtuar se fotoja e ilustron pabarazinë sociale, e cila është problemi më i madh i Brazilit dhe gjithë Amerikës Latine – përcjell Periskopi.

Reply