Pa këmbë dhe i qëlluar nga izraelitët, fjalët e fundit të të riut palestinez para vdekjes: “Kjo tokë është e jona, nuk do ta dorëzojmë”

Palestinezi 29-vjeçar Ibrahim Ebu Sureyah, i cili mbeti pa dy këmbët në sulmet ajrore izraelite në vitin 2008, u vra dje gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë në protestat palestineze të Gazës, ndërsa fjalët e tij të fundit ishin: “Ky vend është i yni, ne nuk do dorëzojmë”.

Megjithëse ulok, Abu Sureja iu përgjigj thirrjes për protestat palestineze kundër vendimit të SHBA-së për statusin e Jerusalemit.

Ushtarët izraelitë përdorën gaz lotsjellës, si dhe plumba gome gjatë protestave në Gaza.

Për pasojë , dy persona mbetën të vdekur, kurse 82 të plagosur. Një nga të vdekurit është pikërisht Ebu Sureja.

Demonstruesit në afërsi të tij pohuan se ky palestinez para vdekjes u tha pjesëmarrjeve në protesta, se ka ardhur që të dërgojë një mesazh tek izraelitët.

“Unë iu përgjigja thirrjes për protestë, me qëllim që të dërgoj një mesazh ushtrisë izraelite, se ky është vendi ynë. Ky vend është yni, dhe nuk do ta dorëzojmë atë për shkak të vendimit të Trump-it. Do të vazhdojmë me këto protesta. Do të sfidojmë ushtrinë izraelite. Populli palestinez është një popull i guximshëm”, tha Abu Sureja para vdekjes.

Dëshmitarët pohojnë se ky i ri, pavarësisht se ishte person me aftësi të kufizuara, mori pjesë çdo ditë në protestat që u mbajtën kundër vendimit të Trump-it mbi Jerusalemin dhe në mbështetje të Al-Aksasë. /tesheshi

Reply