Njihuni me njësinë vdekjeprurëse të ushtrisë polake

Polonia e pësoi shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore duke u ndarë fillimisht mes Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që më pas u përballa me masakra çnjerëzore, siç ishte ajo e Katinit.

Por, polakët nuk duan që kjo histori të përsëritet duke marrë masa për çdo rast në një kohë që kërcënimet nga Rusia janë shtuar ndjeshëm.

Në këtë kuadër, ushtarët polakë të Brigadës 15 në Poloni kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme stërvitje me trupat amerikanë “Trupat e Rrufeve”, skuadra e 3-të, regjimenti i dytë i kalorësisë.

Këta ushtarë janë pjesë e një grupi shumëkombësh, të përbërë nga ushtarë amerikanë, britanikë, kroatë dhe rumunë që shërbejnë me brigadën e 15-të të mekanizuar polake si një forcë parandaluese në Poloninë verilindore në mbështetje të Pranisë së Forcuar të Forcimit të NATO-s.

Ata janë të specializuar që të ndërhyjnë dhe të veprojnë në terrene nga më të vështirat. 

Reply