Një situatë mjaft e rëndë paraqitet kur toreadori fluturon në ajër, goditet nga demi (VIDEO)

Edhe pse kemi parë shpesh toreadorë të përfundojnë të gjakosur, madje edhe të humbin jetë, “lufta” me demat vazhdon ende.

Gjatë një turneu të zhvilluar së fundmi në Meksikë, toreadori Luis David Adame e ka pësuar keqazi nga demi vetëm pak momente pasi kishte filluar “shfaqja”.

Në videon e shpërndarë në internet duket Luis David Adame i cili goditet në ije nga demi dhe menjëherë kolegët e tij futen për të larguar kafshën.

Më pas, toreadori dërgohet në spital, por fatmirësisht këtë herë duket se ja hodhi paq. Ai është shfaqur në rrjetet sociale, duke falenderuar fansat e tij për mbështetjen e dhënë dhe njofton se tashmë e keqja kaloi tashmë për të.

 

Reply