Një shtëpi jo si të tjerat

Një shtëpi e përmbysur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, e cila është ndërtuar nga një sipërmarrës dhe ka kushtuar thuajsë sa një vilë, synon të vizitohet nga 100 mijë vizitorë.

E ndërtuar dhe patentuar nga sipërmarrësi Mehmet Emin Gormez, shtëpia e përmbysur është hapur për vizitorët, të cilët mahniten nga pamja e saj. Në shtëpi janë përdorur orendi të vërteta, si perde, lavtriçe, dollape, shtretër, mobilje të kuzhinës, të cilat, për dallim nga shtëpitë normale, janë të vendosura në tavan. Për ndërtimin e shtëpisë janë nevojitur kater muaj ,ndërsa ajo ka kushtuar 420 mijë litra (mbi 100 mijë dollarë), të holla këto me të cilat mund të ndërtohet vilë normale.

Gormez, i cili shtëpinë e parë të përmbysur e hapi në Antalia në vitin 2015 dhe të dytën në Ankara këtë vit, synon që shtëpinë e tretë të tillë të hapë në Eskishehir ndërtesë normale përde dhe të katërtën e Stambollit.

Gormez për AA thotë se teksa për një ndërtese normale përdoren afër nëntë tonë ndërtim çeliku, në shtëpinë e përmbysur janë përdorur 28 tonë, në mënyrë që ajo të jetë e qëndrueshme.
Duke theksuar se ka pasur interesim të madh për shtëpine e hapur më parë në Antalia, Gormez shprehet se në shtëpine e përmbysur në Ankara synojmë të arrijmë deri në 100 mijë vizitorë.

Ndërkohë njëri nga vizitorët e kesaj shtëpie, ka thënë se i ka pëlqyer shumë, duke shtuar se ajo është zbavitse për të gjitha moshat.
“Është e çuditshme që orenditë janë të vendosura lart në tavan. Pamja e orendive që qëndrojnë lartë është shumë e bukur. Nuk kanë anashkaluar madje as hollësinë më të vogël brenda shtëpisë. Madje edhe hapja e dritareve nga ana e kundërt ishte e çuditshme, theksoi Unlu.