Nëna kap mat vajzë 16-vjeçare, i kërcënon të dashurin

Një grua nga Tirana ka kapur ‘mat’ vajzën e saj me një djalë në një lokal pranë gjimnazit “Petro Nini”

Gazetarja e “Aldo Morning Shoë”, raporton se gruaja kishte parë rastësisht çantën e vajzës së saj 16-vjeçare në një furrë buke pranë shkollës, nga ku ishte informuar se vajza e saj lë mesimin dhe ikën me djalin.

Pasi ka marë këtë inforamcion gruaja ka shkuar në lokalin ku ishte vajza dhe me zë të lartë ka kërcënuar djalin me të cilin shoqërohej 16-vjeçarja.

“Një grua ka bërë skandal në një lokal pranë shkollës “Petro Nini”. Ajo ksihte shkuar rastësisht në një furrë buke përballë shkollës dhe aty kishte identifikuar çantën e vajzës së saj 16-vjeçare. Shitësja duke mos ditur se ajo ishte nëna e vajzës i kishte thënë se 16-vjeçarja ikën çdo ditë nga shkolla, lë orët e mësimit dhe del me një djalë. Kaq është dashur për nënën e 16-vjeçares dhe ka shkuar tek lokali dhe ka kërcënuar djalin që të mos shoqërohet me vajzën e saj, ndërkohë personeli i lokalit e ka nxjerrë jashtë për shkak të zhurmës që ka shkaktuar, tha gazetarja e TV Klan.