Në Kamenicë ndodh dhe kjo, Rentgen për kafshë vendoset në spital për njerëz (Foto)

“For Veterinary use only” që do të thotë se pajisja është “vetëm për përdorim veterinar”, një rentgen që është vendosur në spitalin e Kamenicës ku mbi te gjitha kontrollohen njerëz.

“Kur ka shkuar Komisioni të bëjë kontrollimin dhe pranimin teknik të objektit dhe aty ka marr pjesë edhe një anëtar i Komisionit dr.Asllan Dërmaku, kanë has në një aparat që nuk është adekuat, nuk është sipas fotografisë. Përkundrazi ka qenë i destinuar për kafshë”, ka theksuar Surdulli.

Ky rast ka pasur një reagim të ashpër edhe nga politikanët e vendit të Kosovës.

Më posht ju ftojmë te shikoni fotografitë që tregojnë rentgenin e vendosur në spital.