Në Dubai Motor Show javën që vjën, do të shfaqet vetura me 5.000 kuajfuqi (Foto)

“Një makinë e cila do të ndryshojë formën e automobilizimit” do të paraqitet javën që vjen nga kompania Steve Morris Engines me bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Pamja e jashtme e Devel Sexteen nuk ka të bëjë me ndonjë veturë që e shohim, ndërsa motori V16, prej nga e ka edhe pjesën e dytë të emrit, thuhet se i prodhon 5.000 kuajfuqi. Për katër vjet nuk është dhënë asnjë risi për hipermakinën nga prodhuesi që nuk ka ndonjë popullaritet të madh.

Në Dubai Motor Show që nis gjatë javës që vjen, pritet të prezantohet kjo super veturë, madje qarkullojnë edhe disa fotografi që tregojnë detale të kësaj veture nga afër.

Vetura pritet që të arrijë shpejtësinë e 500 kilometrave në orë, por njohësit thonë se me tërë këtë fuqi, makina do të ndahet menjëherë në dysh sepse këtë nuk e përballon konstrukti.

Reply