Ndodh në Brazil, burg për kalin (VIDEO)

Policia ka befasuar të gjithë kur ka mbajtur për 24 orë në qeli një kalë për vandalizëm.

Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në Nossa Senhora Aparecida, në verilindje të Brazilit.

Pronari i tij tregon se kujtoi se policia po bënte shaka kur i mori kalin pasi kishte dëmtuar një veturë, transmeton tch.

Por për habinë e çdo kujt kali ka qëndruar në qeli për 24 orë, kjo edhe pas këmbënguljes së pronares së veturës që kërkonte izolimin e kalit derisa t’i paguhej dëmi.