Një vajzë vetëm 13 vjec është kapur nga policia në Tiranë me një sasi të vogël lëndësh narkotike, pas një kontrolli të kryer nga Policia.
Shtetases A.K, 13 vjec, në bulevardin “Zogu i Parë“, iu gjet dhe bllokua 6 gr. lëndë narkotike e llojit kanabis Sativa.
Njoftimi nga policia:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.K, vjeç 13, pasi në bulevardin “Zogu i Parë“, iu gjet e bllokua 6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal. /albeu.com/