NATO merr masa disiplinore për personin që “shpalli” Erdoganin armik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg informoi personalisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për masat disiplinore që janë marrë ndaj një personi, sjellja e së cilit e shfaqi si “një armik” gjatë një faze stërvitore të Aleancës në Norvegji.

Gjatë bisedës telefonike të zhvilluar dje me liderin e hekurt të Turqisë, Stoltenberg shprehu ndjesë personalisht për incidentet që u shënuan gjatë një faze stërvitore të NATO-s në javën që lamë pas.