A mund ta dalloni gjarpërin ? (FOTO)

Në shikim të parë mund t’ju duket si një foto e zakonshme që shfaq gjelbërim, por ajo në fakt fsheh brenda një gjarpër vdekjeprurës.

Fotografia, e bërë nga Mark Pelley në Australi javën e kaluar, mori shumë përgjigje të ndryshme nga njerëzit online.Ai e postoi fotografinë në Facebook dhe iu kërkoi ndjekësve të tij ta shikonin atë dhe të përpiqeshin ta gjenin gjarprin e fshehur, transmeton Gazeta Express.