Mori 370 mijë dollarë për 20 dollarët që dhuroi, çudit sërisht i pastrehu

Një i pastrehë, i cili ndihmoi një shofere të bllokuar me 20 dollarëshin e tij të fundit, ka bërë plane për të dhënë për bamirësi një pjesë të shumës prej 370.000 dollarësh që ai mori si “shpërblim” për gjestin e tij.

Xhon Bobbitt, 34 vjeç i erdhi në ndihmë Kate McClure kur asaj iu mbarua benzina dhe mbeti në rrugë në mes të natës në Filadefila.

Ai tha se 27-vjeçares të mbyllej në maiknën e saj dhe priste para se të shkonte dy kilometra në pikën e më të afërt të karburantit për t’i sjellë mjaftueshëm lëngë djegëse për të shkuar në shtëpi.

“Dua ta ndryshoj jetën tije, dua të dhuroj një pjesë të shumës të mbledhur për mua”, tha ai për “GOod Morning America”.

“Unë nuk mund vetëm të marr nga të tjerët pa dhënë asgjë në shkëmbim. Dua vetëm të bëj gjënë e duhur, paratë e mia do ttë shkojnë për organizatat që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë”, tha ai duke folur për shumën e madhe që 27-vjeçarja kishte arritur të mblidhte për të me një fushatë online. 

Reply