Monstra’ në ujërat shqiptare bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Banorët shqiptarë pretendojnë se kanë filmuar momentet kur shfaqet një monstër e ngjashme me të famshmen ‘krijesa e Loch Ness’.

“The Sun” shkruan se krijesa është filmuar në pjesën shqiptare të Prespës së Madhe.

Pesë vite më parë thuhet se kjo krijesë është shfaqur në pjesën greke të liqenit.

Banorët e zonës në Shqipëri mendojnë se bëhet fjalë për legjendën e monstrës së liqenit.

Të tjerë thonë se është thjesht një mustak.

I këtij mendimi është edhe Sima Jonoski.

Ai është i pari që ka notuar tejpërtej liqenit në vitin 1970.

“Mbaj mend se kur u mbyt një anije, shumë fëmijë u mbytën në liqenin e Prespës. Në atë kohë mbaj mend se polumbarët që po kërkonin për ta, thanë se panë një mustak të madh. Ata u frikësuan kaq shumë, sa ndaluan kërkimet. Mendoj se është i njëjti që kanë parë edhe në Greqi”.

Megjithatë ai shton: “Ndonjëherë ndodhin gjëra të çuditshme në këtë liqen, që nuk ndodhin në liqene të tjera. Kur isha mësues në vitin 1976, një ‘shtyllë’ uji u ngrit lart në ajër, duke marrë formën e një kërpudhe. Pas 15 minutash u ul”.

Shiko tv shqip live