Rasti “MONSTRA” në rigjykim. Të akuzuarit në shtëpi, dikush patjetër duhet të jap llogari!

Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjimet ka votuar pro rikthimit të rastit në Gjykatën Themelore. Alsat mëson nga burime të sigurta se “për” këtë vendim kanë votuar që të pesë anëtarët e grupit të gjykatësve: Jovo Vangellovski, Rahillka Stojanovska, Risto Katavenovski, Xhemali Saiti, Faik Arsllani, dhe Shpend Devaja.

Që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet nga fillimi javë më parë u paralajmërua nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila udhëhiqte lëndën. Duke marrë për bazë ankesat e mbrojtjes dhe njëkohësisht duke kryqëzuar provat me rrethanat, por edhe më dëshmitë e siguruara nga materialet e përgjuara, Spasovska kërkoi javë më parë që një organ më i lartë të vendoste për fatin e kësaj lënde.