Momentet e tmerrit nga tërmeti që ua mori jetën 335 njerëzve në Irak (VIDEO)

Ka shkuar në 335 numri i viktimave të shkaktuar nga tërmeti me megnitudë prej 7.3 ballë i cili goditi kufirin verior mes Iranit dhe Irakut.

Agjencia iraniane e lajmeve Isna ka deklaruar se të paktën 2,500 persona janë plagosur.

Një prej agjencive të ndihmës ka deklaruar se 70 mijë persona kishin nevojë urgjente për strehë pas tërmetit, i cili ishte një nga më të mëdhenjtë këtë vit.

“Isha duke ngrënë darkë me fëmijët e mi kur papritur ndërtesa filloi të dridhej. Fillimisht mendova se ishte një bombë e madhe, por më pas dëgjova dikë rreth meje i cili bërtit ‘tërmet’”, është shprehur një prej banorëve në Bagdad.

Shumë prej viktimave ishin në qytetin e Sarpol- e Zahab, rreth 15 kilometra larg kufirit, përcjellin shqiptarja.com .

Spitali kryesor i qytetit ka pësuar disa dëme, duke e bërë edhe më të vështirë dhënien e ndihmën mjekësore për qindra të plagosur.

Shumë banesa të cilat janë të ndërtuara në zonat malore janë në rrezik shembje duke rritur kështu mundësinë e shtimit të viktimave.