Miliarderi dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre, rrethanat të paqarta

Një miliarder kanadez dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto në rrethana që policia i konsideron të dyshimta.

Trupat e pajetë të biznesmenit Barry Sherman dhe gruas së tij Honey u gjetën në bodrumin e banesës.

Në banesë nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me dhunë, ndërsa mediat vendase njoftuan se hetuesit nuk kanë asnjë person të dyshuar.

Barry Sherman ishte themeluesi dhe kryetari i gjigandit farmaceutik Apotex, që shet ilaçe në të gjithë botën.

Shumë zyrtarë të qeverisë së Kanadesë mbetën të shokuar nga kjo tragjedi dhe shprehën keqardhjen.

“Kam mbetur pa fjalë” tha ministri kanadez i Shëndetësisë. Po kështu edhe Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë të çiftit të ndjerë.

Cifti së fundmi e kishte nxjerrë në shitje shtëpinë luksoze dhe trupat e tyre u gjetën nga një agjent i pasurive të paluajtshme që kishte shkuar të shikonte banesën. Barry dhe Honey ishin prindër të katër fëmijëve. Sipas revistës Forbes, pasuria e Barry Sherman vlersësohet në 3.2 miliardë Dollarë. Ai themeloi kompaninë “Apotex” në vitin 1974 dhe tani gjigandi farmaceutik renditet i shtati në botë për prodhimin e ilaceve./tvklan.al

Reply