Mbytet varka në Borsh, shpëtojnë jetët e çiftit zviceran

Një varkë është mbytur natën duke gdhirë dita e sotme, në ujërat pranë zonës së Borshit.

Sinjali për ndihmë është lokalizuar në ujërat e përbashkëta shqiptaro-greke dhe në ndihmë të të rrezikuarve janë vënë ekipe shpëtimi nga të dy palët.

NOA konfirmoi se pas kërkimeve të shumta të Forcave të Armatosura shqiptare dhe ushtrisë greke është gjetur shtetasi zviceran Peter Kaser pranë brigjeve greke.

Ndërkohë bashkëshortja e tij Vera Kaser, është gjetur pak më vonë.

Peter Kaser i gjetur mëngjesin e sotëm, u dërgua në spitalin e Korfuzit për mjekim, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çifti zviceran po lundronin pranë ujërave shqiptarëve të Borshit natën e lënë pas, ku ishte dhe sinjalizimi i tyre i fundit, ndërsa më tej varka e tyre u mbyt.

Një anije shpëtimi e Forcave të Armatosura shqiptare dhe një helikopter u vunë në kërkim, ashtu si dhe nga pala greke.