Mbrenda ambasadës më të shtrejntë në botë, çmimi do t’ju befasojë (FOTO)

Ambasadori i SHBA në Britani ëoody Johnson ka treguar imazhet e ndërtesës së re të ambasadës në jug të Londrës e cila do t’ju shërbejë 1000 personave në ditë.

Kjo ndërtesë e ndërtuar për 4 vite, besohet të jetë ambasada më e shtrejntë në botë dhe përmban sisteme të një sigurie shtetërorë shumë të lartë.

Ajo kushton plot 750 milionë paund dhe pritet që të hapë dyert zyrtarisht në shkurt të 2018, gjatë vizitës së planifikuar të presidentit Donald Trump në Britani.

Ndërtesa është e mbrojtur nga një mur dhe përmban një skulpturë nga artisti britanik Rachel ëhiteread.

Ambasada gjithashtu ka disa kopshte të shpërndara në të gjithë kampusin për të mos e bërë ndërtesën të mërzitshme për punonjësit dhe vizitorët.

Ndërtesa 12-katëshe ofron një pamje të lumit Thames dhe dizajni i saj ngjason me valëzimin e një ujvare.

Ajo ka një hapësirë prej 518.000 metra katrorë, dhe tre prej kateve janë nën tokë ndërsa 9 tjera sipër.

Sipas ambasadorit Johnson paratë për ndërtimin e saj u mblodhën nga shitja e pronave të ambasadës amerikanë në Londër. Tashmë pritet vetëm mbërritja e presidentit Trump për të hapur dyert e ambasadës.

Trump ka pranuar ftessën për një vizitë shtetërorë që do të organizohet nga Mbretëresha Elizabeth II, por ende nuk është caktuar.