Marina Vjollca mes lotësh dedikim per Aleksandër Lalon (FOTO)

Siç u mesua pak ditë më parë, puntata e sotme e “C’est la vie” i dedikohet e gjitha Aleksandër Lalos. Spektakli u hap me një koreografi nën tingujt e një prej kompozimeve më të njohura të maestros. Më pas në skenë doli Marina e cila nisi spektaklin me një dedikm prekës për Lalon.

Është e vështirë ta mendosh që kjo mbrëmje do të zhvillohet…. nisi Marina, por e pushtuar nga emocionet për humbjen e mjeshtrit të madh, e la fjalinë përgjysmë.
E përlotur moderatorja vazhdoi: Janë emocione shumë të forta, besoj ju i kuptoni…

“Sonte e zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhit Aleksandër Lalo. Pa prezencën e një artisti që publiku shqiptar e ka dashur shumë. Sonte ai na mungon. I mungon të gjithë plejadës së shkëlqyer të kompozitorëve, i mungon ekranit, sidoqoftë ai do të jetë prezent me muzikën e tij, me këngët e tij të bukura. Me krijimtarinë e shkëlqyer që na la, ne do ta kishim mjaft të thjeshtë për ta realizar jo një, por disa netë spektaklesh. Sonte është një natë homazh dhe është dedikuar e realizuar krejtësisht me muzikën e të madhit Aleksandër Lalo. Mirënjohëse përjetë për gjithë muzikën që ka lënë, u shpreh Marina

Reply