Largimi nga Portokalli dhe akuzat kundër Bashës, flet vet Elvis Pupa

Ai ka qene dikur një nga aktorët më të preferuar nga programi i humorit “Portokalli”.

Sot Elvis Pupa është në nisje të programit të tij të ri, por nuk mundet të mos ketë një koment në lidhje me ecurinë aktuale të “Portokalli”.

Moderatori i “Një kat më lart” Ermal Peçi i kujtoi debatet që shoqëruan këte sezon disa nga ish aktorët e programit të humorit, duke kërkuar nga Elvisi opinionin nëse, sipas tij, ka rënë apo jo shkëlqimi i tij i dikurshëm.

“Për nga ana e regjisë dhe loja e aktorëve une ënde s’kam parë në Shqipëri, një gjë të ngjashme. Problemi është skenari, pasi ka shumë konsum” – tha aktori ndërsa Ermali ndërhyri duke e ngacmuar “Fakti që ti nuk je më pjesë e programit, nuk mundesh të thuash që janë keq, skandal, që nuk vlen.

“Jo, jo vlen, janë heronj që prodhojnë javë për javë”- insiston Elvis Pupa.

Reply