Lajm i mirë për adhuruesit e makaronave

Nëse i adhuroni makaronat dhe doni të keni një linjë të përsosur zbulimi më i fundit do t’ju mundësojë që të shijoni pa hezitim këtë ushqim.

Gjatë xhirimit të një emisioni në BBC, kohë më parë, është bërë një eksperiment që rastësisht çoi në një zbulim sensacional.

Kur zieni makarona, pastaj i ftohni dhe më pas i ngrohni përsëri, menjëherë shkatërroni shumicën e kalorive që janë në to.

Në emisionin në fjalë të anketuarve u është dhënë makarona dhe pastaj u është matur sheqeri në gjak çdo 15 minuta.

Ata që hanin makarona sapo të gatuar kishin sheqer në gjak dy herë më shumë sesa ata që hëngrën të njëjtën sasi të makaronave, e cila ishte ftohur për herë të parë dhe pastaj është ngrohur përsëri.

“Pas ringrohjes nishesteja në makarona më shumë ngjason si ajo në fasule, banane apo tërshërë”, tha dr. Chris van Tuleken, përgjegjës për këtë zbulim të pazakontë, por të rëndësishëm.

Me fjalë të tjera, ngrohja e sërishme e ushqimit për drekë apo darkë të paktën kur është fjala për makarona është opsion më i shëndetshëm.

Në këtë mënyrë reduktohet rreziku nga diabeti dhe obeziteti.

Vetëm sa për njohuri në 100 gramë makarona të gatuar ka rreth 390 kalori dhe shumica janë niseshte që trupi i konverton në sheqer ose ruhet në trup si yndyrë.