Kur yjet e futbollit bëhen bashkë në “Whatsapp” (VIDEO)

Një video po bën xhiron e rrjeteve sociale, në të cilën bëhen bashkë yjet më në zë të futbollit, përfshi këtu Cristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Neymar Jr.

Në të shfaqen komente të supozuara se bëhen nga protagonistët e topit, ku vihen re shpeshherë mburrjet ndaj njëri-tjetrit.

Por ajo që të bie në sy është përfshirja e Jose Mourinhos, i mbiquajtur “Special One”.

Nga çështja e “shterpësisë” së Ronaldos, “penalltitë” e diskutuara mes Neymar dhe Cavanit, te modeli i flokëve, gjithçka mund të diskutohej mes tyre, por gafa e Mourinhos është ajo që të lë pa fjalë e të bën të qeshësh me lot.

Mourinho, pasi tenton të bindë Ronaldon apo Neymarin të transferohen te Manchester United, të njëjtën ftesë bën edhe për Paul Pogba, por përgjigjja e francezit e “çmend” teknikun portugez.