Kur shpejtësia ishte arma më fortë e CR7, vrapimet më të mira të portugezit (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po kalon në një formë të dobët këtë sezon në La Liga.

Portugezi aktualisht është i përfolur në media për duelin e humbur të shpejtësisë me Juanfran në derbin e fundit ndaj Atletico Madridit.

Por, me këtë rast e përditshmja spanjolle AS, ka kujtuar kohët kur arma më e fortë e portugezit ishte vrapimi.

Në videon e më poshtme kemi edhe një rast kur CR7 kalon Juanfranin me vrapim, por jo vetëm spanjollin, në video janë edhe shumë lojtarë tjerë të mëdhenj.

Ronaldo ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në La Liga, edhe pse ka gjuajtur mbi 50 herë drejt portës kundërshtare.

 

Reply