Kryhet transplanti i parë i kokës

Shkenctarët kanë kryer transplantin e një koke në një kufomë dhe janë gati që ta realizojnë këtë edhe me një njeri të gjallë.

Kirurgu italian, Sergio Canavero është bërë i famshëm sepse ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij janë të parët që po punojnë për të kryer transplantin e parë të kokës te njerëzit. Ai thotë se testi i parë i kryer në një kufomë tregon që plani i tij për transplantin e kokës do të funksionojë.

Sipas The Independent, ai ka zhvilluar disa teknika të reja për të rilidhur shpinën, enët e gjakut dhe nervat. Canavero pretendon se operacioni mund të kryhet brenda 18 orëve.

Kirurgu me këtë pretendim ka “fituar një pacient” të ri. Valery Spiridinov do të jetë i pari që do të provoje transplantin e kokës.

Fillimisht, atij do t’i ngrihet koka dhe më pas do t’i ngjitet në një trup tjetër të dhuruar nga dikush që ka pësuar vdekje të trurit.

Kirurgu italian nuk ka shfaqur asnjë provë në lidhje me pretendimin e tij, por tha që do t’i tregojë ato në ditët në vazhdim.

Komuniteti mjekësor e shikon këtë operacion dhe spektaklin që e shoqëron atë, si ‘horor’.

Ata kanë paralamëruar pacientin e parë se mund të përjetoje diçka më të keqe se vdekja. Sipas tyre, pacienti mund të përjetojë dhimbje të tmerrshme, kur mjekët të ngjisin kokën në trupin e ri.