Kryemadhi tha se kishte ditë që s’i fliste, Meta rrëfehet për çizmen në Kuvend

Teksa Monika doli dhe deklaroi se Meta kishte ditë që s’i fliste për përplasjet e dhunshme të opozitës në Parlament të premten e kaluar dhe sigurisht cizmen e famshme, vetë Presidenti ka deklaruar sot se e gjykon këtë gjest, dhe se e vë theksin te dialogu.

“Sigurisht që janë ngjarje të papranueshme në gjithë tërësinë e tyre, dhe në rëndësinë e dialogut, dhe në zbatimin e reformës në mënyrë transparente.

Ju prisni të them që kjo goditja me çizme është biblike si thotë doktori.

Ajo ka zgjedhur që të ketë përgjegjësi dhe të mbajë një post,.

Ne jemi dy tipa të ndryshëm ,si natyra dhe këtu nuk është si mendoj unë si bashkëshort. Unë e dënoj si president.”-tha ai në Opinion. /albeu.com/