Konkludimi i i fundit i shkenctarëve: Alienët ngjajnë si njerëz!

Rezultati i i fundit për sa i përket alienëve është pak suprizë për ne njerzimin. Alienët thuhet që kanë pamje të ngjajshme si njerzit. Kur imagjinojmë alienët në mëndje na vijnë krijesa monstruoze, humanoidë gri ose insekte me shumë këmbë. Në fakt, alienët mund të jene më të ngjashëm me ne nga ç’besojmë.

Problemi që lind me studimin e jetës jashtëtokësore është se kemi vetëm një shembull tek i cili mund të mbështetemi: tek jeta në Tokë. Prandaj, imagjinojmë diçka që duket si ne, ose si diçka tjetër në Tokë. Ama, s’ka asnjë siguri se kjo është e vërteta.

Studimi për të cilin po flasim ka aplikuar një teori evolucionare për të kuptuar si mund të duket jeta aliene. Dhe u kuptua se një krijesë jashtetoksore do të kalonte të njejtat procese dhe mekanizma që na sollën ne këtu ku jemi sot. Si rrjedhim, mund të jenë goxha të ngjashëm me ne.

Duke hamendësuar se alienët kanë kaluar të njëjtin proces përzgjedhjeje natyrore si ne, mund të dalim në të tjera përfundime. Në Tokë, speciet komplekse u formësuan si pasojë e ndryshimeve madhore, eventeve ekstreme që i detyruan organizmat të evoluonin në një formë më komplekse.
Kërkuesit thonë se nuk e dinë me siguri si duken alienët, në kanë lëkurë jeshile apo gri, sy të mëdhenj apo të vegjel. Sidoqoftë, janë optimistë për idenë se alienët duken si ne.