Kjo është Mënyra e Vetme Për të Shpëtuar në Një Ashensor që i Këputet Kabulli Papritur!

Të ngecësh në një ashensor që po bie duket e tmerrshme. Dhe ju me siguri po pyesni veten se çfarë do të bënit nëse kablli i ashensorit ku ju jeni këputet papritur.

Më poshtë po ju paraqesim disa këshilla nga inxhinierë e specialistë, se çfarë mund të bëni në raste të tilla.

Mos u hidhni

Ekziston një teori se nëse kërceni pak para se ashensori të plaset me tokën ju mund të shpëtoni. Por, ama ju nuk mund ta dini se kur është koha e duhur që ju të hidheni, pasi jeni të bllokuar dhe nuk e dini sa afër mund të jeni me tokën. Më e keqja ju mund të lëndoni veten, pasi mund edhe të përplasni kokën në muret e ashensorit, që mund të jetë fatale.

Shtrihuni në dysheme

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shtriheni me kurriz në dyshemenë e ashensorit. Por, po do të pësoni disa dëmtime në kocka, kjo varet edhe në çfarë kati ndodhet ashensori.Po r mbani mend të mbuloni kokën me duar, sepse me siguri kjo do iu shpëtojë jetën.

Megjithëse ka një problem, jeni të rrezikuar njësoj si në një aksident me makinë. Por sipas ekspertëve kjo është mënyra më reale për të shpëtuar veten.

Rasti më i sukseshëm është ai i Betty Lou Oliver, që ra nga një ashensor që ndodhej në katin e 79 në një kullë në New York dhe shpëtoi.

Disa ashensorë megjithatë janë të ndërtuar në mënyrë të tillë që e ngadalsojnë përplasjen.

Megjithatë, nëse doni të jeni 100% të sigurt merrni shkallët.