2
2 vjeçarja është gruaja e dytë që merr në shtëpi kurorën për Afrikën e Jugut
Demi-Leigh Nel-Peters nga Afrika e Jugut, është zgjedhur “Miss Universe 2017” mbrëmë në konkursin e mbajtur në Las Vegas. Paneli i gjyqtarëve vlerësoi 92 konkurrentet, në veshje, stilin e jetesës, talentin dhe gjëra të tjera.
Fituesja e vitit të kaluar, Irir Mittenaere nga Filipinet ia dorëzoi kurorën Demi-Leigh.
22 vjeçarja e mundi fillimisht garuesen nga Kolumbia, Laura Gonzalez, dhe garuesen tjetër nga Xhamaika, Davina Bennett.
Nel Peters së fundmi është diplomuar për biznes dhe menaxhment./21Media